Një person është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kanosur një person, e ndërkaq të njëjtit i janë sekuestruar edhe disa lloje armësh.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën “Mustafë Kruja”, rreth orës 11:30 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe rrjeteve sociale e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit te i dyshuari, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një boks hekuri me thikë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/