Juventusit iu hoqën 15 pikë me vendim gjykate javën e kaluar për shkak të mashtrimit financiar. Ai u dënua për falsifikimin e raporteve financiare, d.m.th për shfaqjen e fitimeve të rreme të klubit, si dhe për përvetësim me paga gjatë pandemisë. Për shkak të dënimit, Juventus ra në vendin e 10-të në renditje me 22 pikë, po aq sa Bolonja e cila është në vendin e 11-të.
Megjithatë, duket se dënimi me pikë nuk do të jetë i vetmi që do të godasë klubin e famshëm italian. Dënimi mund të shtrihet edhe për lojtarët që dyshohet se janë përfshirë në këtë aferë dhe gazetarët italianë kanë njoftuar deri më tani se 23 futbollistë janë nën hetim. Në momentin e parë u duk se 15 pikë minus ishte i vetmi sanksion që do të godiste Juventusin, por gazetari Paolo Ziliani pretendon se kjo nuk është e vërtetë.
23 lojtarë të përfshirë në mashtrim
Ditën e sotme Ziliani ka bërë të ditur një lajm të bujshëm që ka tronditur Italinë. Ai publikoi ekskluzivisht emrat e 23 lojtarëve që janë nën hetim për pranimin e pagave më të ulëta false dhe përfituese të Juventusit. Ata përballen me një pezullim 30-ditor për këtë, edhe nëse nuk luajnë më për Juventusin ose Serinë A.
Mes atyre të listuar janë yje të shumtë që kanë veshur fanellën e Juventusit në vitet e fundit, përfshirë Cristiano Ronaldon. Ziliani tha se në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje të gjithë të përfshirët në ngjarje dhe se kanë pranuar se kanë marrë pjesë në veprime të pandershme.
“Dy lojtarët, Matthijs de Ligt dhe Mattia De Sciglio, u dhanë gjyqtarëve një kopje të një bisede në WhatsApp, në të cilën Giorgio Chiellini u shpjegoi të gjithëve mashtrimin, duke sugjeruar që të mos përmendet në shtyp”, tha Ziliani.
Gazetari ka publikuar edhe dokumente zyrtare që tregojnë kohën e nënshkrimit të kontratës të quajtur “Manovra rrogash”, mes të cilave renditen 23 lojtarë. Bashkë me dokumentet, ai tha se secili nga 23 emrat përballet me pezullim, të paktën për një muaj.
Së bashku me Ronaldon, në listë janë edhe Miralem Pjanić, Paulo Dybala, Leonardo Bonucci, Adrien Rabiot, Giorgio Chiellini, Gianluigi Buffon, Gonzalo Higuain, si dhe trajneri Maurizio Sarri./FolDrejt/