Karvani i vaksinimit nesër do të qëndrojë në komunën e Drenasit.
Kështu ka bërë të ditur vetë komuna dhe njëkohësisht edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj komune, qytetarët e Drenasit do të kenë mundësi të mërkurën që në sheshin e qytetit të marrin vaksinën kundër Gripit sezonal, gjithashtu edhe dozën bivalente përforcuese kundër COVID-19, në mënyrë specifike kundër të gjitha varianteve të Omicron.
“Ky aktivitet i organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-së, synon të promovojnë vaksinimin kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal, si mënyrën më efektive dhe më të dobishme për të parandaluar këto dy sëmundje dhe mbrojtur qytetarët nga format e rënda të tyre”, thuhet tutje në njoftim.
Krejt në fund, Drenasi u bën thirrje qytetarëve të tij që të vaksinohen./FolDrejt/