Mimberi i burrnisë asht besimi
Mimberi i burrnisë asht besimi,
aty ku me mjeshtri bahet farktimi…
Besimi i pa tundun i jep njeriut nder,
burrnia farktohet… i bahet mimber,
nga ku vepra e tij fuqishem ‘ligjron,’
në sfondin e jetës qart jehon.
at’her ti o vlla çfar pret?
‘Mimberi’ i burrnisē fuqishem t’thërrret…
pergjigju ksaj thirrje kurr mos ngurro,
në’mejdanin’ e veprave, vehten trego!
mos lejo që jeta të shkoi kot,
bane që vepra t’jetë zëdhensi i jot.
sa të jesh në ketë botë… e në Ahiret,
me krenari ajo për ty flet!!!/FolDrejt/
Burhan Fili
Tiranë, 27/12/2022