Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, një mbështetës kryesor i presidentit aktual Vladimir Putin, ka parashikuar një luftë midis Francës dhe Gjermanisë vitin e ardhshëm dhe një luftë civile në Shtetet e Bashkuara, pas së cilës Elon Musk do të bëhet president.
Lista e tij e parashikimeve për vitin 2023, e publikuar në llogaritë e tij personale në Telegram dhe Twitter, përfshin rihyrjen e Britanisë së Madhe në BE, e cila më pas do të shpërbëhet.
Musk, kreu i kompanisë së makinave elektrike Tesla, i cili tani zotëron edhe Twitter-in, iu përgjigj Medvedevit në rrjetin social, duke i quajtur njoftimet e tij “të shkëlqyera” edhe pse ai kritikoi disa nga parashikimet.
Medvedev më parë lavdëroi Musk për propozimin e tij që Ukraina t’i dorëzojë një pjesë të territorit të saj Rusisë si pjesë e marrëveshjes së paqes./FolDrejt/