Qeveria e Katalonjës ka njoftuar se do të zbatojë kufizime të reja të ujit për gati 6 milionë njerëz për shkak të thatësirës që ka zgjatur më shumë se dy vjet.
“Ne po përballemi me një situatë jashtëzakonisht serioze dhe duhet të reagojmë në përputhje me rrethanat”, tha Teresa Jorda, ministre e Mjedisit, duke shpjeguar se Katalonja nuk ka përjetuar një thatësirë kaq intensive që nga viti 1905, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Si pasojë e masave të qeverisë do të preken 224 komuna, përfshirë qytetet Barcelona dhe Girona.
Sistemi i ujit ‘Ter-Llobregat’, nga i cili shërbehen pjesë të mëdha të rajonit spanjoll, është në një kapacitet prej 27 për qind për shkak të 25 muajve me pothuajse pa të reshura.
Zona e prekur tani do të kalojë nga kufizimet e ujit me alarm “të verdhë” në kufizimet me alarm “portokalli”.
Pasi masat e reja të hyjnë në fuqi, banorët nuk do të mund të ujitin sipërfaqet e gjelbra si kopshtet dekorative në hapësira private dhe publike. Vetëm pemët do të lejohet të ujiten për të siguruar mbijetesën e tyre.
Aktivitetet bujqësore do të duhet gjithashtu të reduktojnë përdorimin e tyre të ujit në 40 për qind, një kërcënim domethënës krahasuar nga pragu aktual i reduktimit prej 24 për qind. Ndërkohë, përdorimi i ujit industrial do të duhet të ulet me 15 për qind.
Në të njëjtën kohë do të ndalohet pastrimi i rrugëve me ujë të pijshëm dhe banorët do të kufizohen në konsumin maksimal prej 230 litrash ujë në ditë.
Herët e fundit që Katalonja miratoi kufizimet ishte në vitin 2018. Atë vit, thatësira u bë aq e rëndë saqë qeverisë iu desh të importonte ujë të pijshëm me anije për në Barcelonë.
Nëse thatësira përkeqësohet, ministrja Jorda tha se zona po shqyrton ndërprerjet e mundshme të ujit menjëherë pas vjeshtës.
Qeveria tha se rezervuari ‘Sau’ në provincën e Barcelonës gjithashtu do të zbrazet, sepse niveli i ujit është aq poshtë saqë rrezikon të përzihet me baltën deri në pikën që të kthehet i papijshëm.
Niveli aktual i kapacitetit të rezervuarit prej 15 për qind kërcënon po ashtu peshqit që jetojnë në ujë./FolDrejt/