Ministri gjerman i Transportit Volker Wiesing tha sot se vendi i tij nuk do të mbështesë ndalimin e planifikuar të Bashkimit Evropian për shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme (ICE) nga viti 2035.
Ligjvënësit e BE-së dhe shtetet anëtare arritën një marrëveshje paraprake vitin e kaluar që do t’i detyrojë prodhuesit e automjeteve të ulin emetimet nga makinat e reja me 55 për qind në vitin 2030 nga nivelet e vitit 2021 dhe me 100 për qind në vitin 2035, raportoi AP.
Përpjekjet e Bashkimit Evropian për të reduktuar emetimet e gazrave serrë nënkuptojnë në fakt se shitja e makinave të reja që djegin karburante me bazë hidrokarbure, si nafta, duhet të ndalohet./FolDrejt/