Të paktën katër persona humbën jetën dhe dy u plagosën kur një shpërthim ndodhi në një fabrikë baruti në qytetin rus Tambov, njoftoi sot TASS.
“Shpërthimi tronditi fabrikën e barutit në Tambov. Sipas informacioneve të fundit, katër persona kanë humbur jetën dhe dy janë plagosur”, tha zëdhënësi i shërbimit lokal të urgjencës.
Tambov ndodhet rreth 420 kilometra në juglindje të Moskës./FolDrejt/