Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se stërvitja e Aleancës “Air Defender” dërgon një mesazh se NATO është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj.
“Kjo është stërvitja më e madhe ajrore në historinë e NATO-s. Ajo tregon se ne jemi të gatshëm të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë”, tha Stoltenberg dhe deklaroi se qëllimi i stërvitjes është parandalimi i konfliktit dhe jo provokimi i tij.
Agjencia TASS kujton se stërvitja “Air Defender” filloi në Gjermani dhe vendet fqinje më 12 qershor dhe do të zgjasë dy javë dhe se rreth 250 avionë do të praktikojnë zmbrapsjen e sulmeve të mundshme nga lindja gjatë kësaj kohe./FolDrejt/