Është shkarkuar nga detyra trajneri i Kosovës, Alain Giresse.
Trajneri francez u takua sot me krerët e FFK-së, ku pas këtij takimi u njoftua për publikun shkarkimi i tij. FFK-ja tha se ndarja ndodhi me vendim të përbashkët.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2). Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, shkruan në vendimin e FFK-së, transmeton Fol Drejt.