Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi katër raketa mbi Belgorod, në kufirin me Ukrainën, dhe një grua u plagos, njoftoi sot guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov.
“Mbrojtja jonë ajrore rrëzoi katër raketa mbi Belgorod dhe rajonin e Belgorodit. Pasojat në terren janë duke u sqaruar. Një person i plagosur tashmë është raportuar. Një ambulancë është dërguar në vendin e ngjarjes”, ka shkruar Gladkov në kanalin Telegram.
Siç tha ai, dëme janë shkaktuar edhe në dy objekte banimi, transmeton Fol Drejt.