Në ditën e shtatë të grevës së grumbulluesve të plehrave, në rrugët e Parisit ka rreth 5,400 ton plehra, raportoi të dielën në mbrëmje gazeta franceze Mond, duke cituar autoritetet e bashkisë së qytetit.
Mbledhësit e plehrave janë në grevë si pjesë e një proteste për reformën e pensioneve, sepse edhe mosha e daljes në pension për ta është zhvendosur nga 57 në 59, përcjell Fol Drejt.
Parisienët, edhe pse të shqetësuar për mbeturinat e grumbulluara dhe shfaqjen e mundshme të minjve, u shprehën se e kuptojnë pakënaqësinë e grumbulluesve të plehrave pasi bëjnë një punë të vështirë.
Miliona francezë protestuan në të gjithë Francën për reformën e pensioneve, e cila parashikon daljen në pension në 64 vjeç në vend të 62. Qeveria pranoi propozimin e reformës së pensioneve dhe presidenti Emmanuel Macron u përpoq të shpjegonte në një letër drejtuar sindikatave se rritja e kufirit të moshës së nevojshme për sistemi të jetë financiarisht i qëndrueshëm./FolDrejt/