Katër ushtarë turq u plagosën në sulmet me artileri dhe raketa nga militantët kurdë në bazat në veri të Sirisë dhe forcat turke ndërmorën një kundërsulm, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.
Ministria tha se sulmet u kryen nga milicia kurde siriane IPG, e cila udhëhiqet nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) aleate të SHBA-së, si dhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Turqia dhe vendet perëndimore e konsiderojnë terroriste, raportoi Reuters.
Turqia ka kryer disa inkursione ndërkufitare nga forcat e saj ushtarake në veri të Sirisë gjatë viteve të fundit dhe ka dhjetëra baza në atë rajon, sipas agjencisë britanike./FolDrejt/