Asistenti personal i zërit Alexa i Amazon nuk funksionon sot për mijëra përdorues në SHBA, sipas downdetector.com.
Më shumë se 9,000 përdorues raportuan një problem me “Alexa”, dhe gjithashtu raportuan probleme gjatë hyrjes në aplikacionin celular të Amazon, raportoi Reuters.
Downdetector gjurmon ndërprerje të ndryshme të softuerit dhe pajisjes duke mbledhur raporte nga disa burime, përfshirë ato të dërguara nga përdoruesit nga platforma e tij./FolDrejt/