Jean-Philippe Gbamin, lojtari që e kaloi sezonin e kaluar te Trabzonspori i Turqisë, po shet në Facebook fanellën e Evertonit, klubit që e solli për 25 milionë euro në vitin 2019 dhe lojtar i të cilit është ende. Më herët u shkrua se Bjelica nuk do të llogarisë në të në sezonin e ardhshëm, çka do të thotë se duhet të kthehet në klubin anglez.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë supozohej të ishte talenti i Evertonit, por një sërë lëndimesh ia prishën karrierën. Ai nuk u kujtua mirë nga tifozët e atij klubi, e disa prej tyre e kanë vënë në dukje lëvizjen e tij në rrjetet sociale. Kjo lëvizje interpretohet nga mediat angleze si fundi i mundshëm i karrierës së tij te Everton.
“Gbamin është i vendosur të kthehet në Everton pasi bëri 24 paraqitje për skuadrën turke sezonin e kaluar. E ardhmja e tij është e pasigurt, veçanërisht pasi ka nxjerrë në shitje fanellat e tij”, shkruan Daily Mail, përcjell Fol Drejt.