Një person raportohet se është zhdukur në Kosovë. Ai thuhet se zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe se nuk dihet më se ku ndodhet.
Personi i zhdukur ishte me vendbanim në Zvicër, ndërsa rasti tashmë është duke u hetuar, njofton policia.
“ANP- Adem Jashari 18.06.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me venbanim në Zvicërr më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP “Adem Jashari” dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.