Në Pejë është arrestuar një femër shtetase e huaj e dyshuar për vjedhje.
Ajo dyshohet se i ka vjedhur viktimës kosovare portofolin, ku kishte disa para, si dhe dokumentet personale të saj.
“Pejë 15.06.2023-13:00. Pas një pune hetimore është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj, pasi ekziston dyshimi i bazuar se e njëjta në datën e cekur i kishte vjedhur viktimës femër kosovare portofolin në të cilin kishte disa para si dhe dokumentet e saja personale. Me vendim të prokurorit të dyshuarës i është shqiptuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.