Shefja e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka kërkuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i hiqen masat ndëshkuese që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.
Deputetja britanike ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” të dielën.
Vuçiq sot tha se Beogradi ka thënë dhe vazhdon të thotë se është i gatshëm të përmbushë gjëra “që nuk nënkuptojnë njohjen de facto apo de jure të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja”.
“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.
Once again Kosovo works with the Int’l community, despite a terror attack orchestrated by Belgrade.
Once again Vucic refuses.
Remove the sanctions on Kosovo, now @JosepBorrellF and @vonderleyen. https://t.co/njBcT5Fuqg
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 29, 2023