Sulmet e Izraelit në Gaza po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Këto janë informacionet më të reja nga atje:
- Shefi i OKB-së përsëriti thirrjet ndaj Izraelit për armëpushim për t’i dhënë fund “këtij makthi për popullin e Gazës”.
- Telekomunikacionet po rikthehen gradualisht në Rripin e Gazës pasi një ndërprerje e komunikimit e shkëputi enklavën nga pjesa tjetër e botës.
- Sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit vazhduan në Gaza gjatë natës. Të paktën tre palestinezë u vranë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar.
- Kryeministri izraelit Netanyahu tha se lufta në Gaza do të jetë “e gjatë dhe e vështirë”, me Izraelin që do të intensifikojë sulmet e tij ajrore dhe do të përparojë në “fazën tjetër” të operacioneve.
- Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, thotë se grupi është gati për një shkëmbim “të menjëhershëm” të të burgosurve me Izraelin.
- Të paktën 8,005 palestinezë u vranë në Gaza në sulmet izraelite që nga 7 tetori. Më shumë se 1,400 njerëz u vranë në Izrael. /FolDrejt/