Një person ka përfunduar pa shenja jete në Drenas.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:15, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.
Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident këmbësori ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/