Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Ferizaj, me ç’rast një person ka raportuar se i është vjedhur shtëpia.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje, rreth orës 15:20, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, ankuesi mashkull ka rapotuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të shtëpisë së tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë, 100 copë fishekë dhe stoli ari.
Tutje thuhet se është njoftuar prokurori dhe se rasti është nën hetime./FolDrejt/