Ministri i Jashtëm i Kenisë, Alfred Mutua, gjatë një konference për shtyp në Nairobi, ka thënë se po zhvillohen diskutime që Kenia ta njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Siç raporton “Kenyan Foreing Policy”, ky njoftim vjen pas takimit të presidentit William Ruto me Presidenten Vjosa Osmani gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York më 18 shtator.
Kenia veç ka lëvizur drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, meqë edhe zyrtarisht i ka njohur pasaportat kosovare në mars të këtij viti.
Ministri Mutua konfirmoi vizitën e ardhshme të Osmanit për të diskutuar për njohjen.
Sipas Telegrafit, pala kosovare dhe ajo e Kenias janë duke u dakorduar për caktimin e datës së kësaj vizite ku edhe pritet që të zyrtarizohet njohja nga ky shtet.