Juristja Flutura Kusari është shprehur e pakënaqur me transparencën e legjislaturës aktuale, shkruan Fol Drejt.
Pakënaqësinë e saj ajo e shfaqi me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ku ka thënë se mundësia për informimin e punës së komisioneve është zero për shkak të mostransmetimit live në faqen e Facebooku-ut të Kuvendit, siç ka qenë praktikë.
“Këtë javë, takime do të mbajnë komisionet parlamentare për komunitete, siguri, ekonomi, buxhet, ai hetimor për energji dhe ai ad hoc për reformë zgjedhore. Mundësia që ne të informohemi për punën e këtyre komisioneve është gati zero sepse takimet nuk do të transmetohen live në faqen e Facebook-ut të Kuvendit, siç ka qenë praktika”.
“Duhet të mjaftohemi me kronika/shkrime të shkurtra nga gazetaret dhe komunikata të Kuvendit. Keq që transparenca e Kuvendit të Kosovës është zvogëluar dukshëm në legjislaturën aktuale. Shumë keq” – është shprehur Kusari./FolDrejt/