Gjatë qëndrimit të saj në Neë York, presidentja Osmani, krahas vizitave zyrtare me zyrtarë të lartë shtetesh të ndryshme, ka takuar edhe bashkatdhetarët shqiptarë, shkruan Fol Drejt.
Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për kontributin që ata kanë dhënë nëpër dekada.
Në një postim të saj në profilin zyrtar në facebook, presidentja ka theksuar kontributin e mërgatës si në të kaluarën, ashtu edhe në kohën kur Kosova po synon të bëhet pjesë e BE-së, NATO-s e OKB-së.
“Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, është shprehur presidentja Osmani./FolDrejt/