Një bastisje që në orët e hershme është raportuar të jetë zhvilluar nga ana e Policisë së Kosovës në shtëpinë e Ridvan Muharremit, përcjell Fol Drejt.
Muharremi dyshohet të jetë përfshirë në një keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Ndërkaq, po këtë mëngjes, bastisje ka pasur edhe në hapësirat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e që me këtë rast janë arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie.