Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se u kanë shkaktuar lëndime tre personave tjerë gjatë një përleshjeje fizike dhe me thikë, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në fshatin Xerxë të Rahovecit, rreth orës 03:35 të 17 gushtit.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se si pasojë e përleshjes, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, lidhur me rastin, sipas vendimit të prokurorit dhe pas intervistimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht dhe me një mjet të mprehtë/thikë me tre viktimat meshkuj kosovarë duke u shkaktuar lëndime. Si pasojë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit pas intervistimit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh.