Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, ka thënë që qytetarët serbë të komunave veriore të Kosovës nuk e përkrahën sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
Ai tha se ky sulm ishte i orkestruar nga Serbia, përcjell Fol Drejt.
“Qytetarët serbë të komunave veriore, janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Ata dje nuk e përkrahen krimin e organizuar të orkestruar nga Serbia”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.
“Grupet terroriste te financuara direkt nga Beogradi, nuk arritën të gjejnë përkrahje nga qytetarët e asaj pjese të Republikës së Kosovës”.
Kërceli shtoi që presidenti serb, Aleksandër Vuciq, në fund ua la fajin pikërisht serbëve të veriut.
“Gjatë tërë ditës Presidenti i Serbisë apo ish ministri i propagandës në kohen e Kasapit të Ballkanit, spostonte kohën kur do dilte në konferencë për të menduar se çfarë do të ishte propagandimi i radhës. Në fund të ditës zgjodhi se fajin për sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e policit të ndjerë Afrim Bunjaku t’ua faturonte qytetarëve serbë të komunave veriore”.
“Kështu, Vuçiqi provoi përsëri t’i përdorë qytetarët serbë për kalkulimet e tij fashiste, e për të mbrojtur e amnistuar grupet e tij kriminale”./FolDrejt/