Pas fjalimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiq në konferencën për media, edhe kabineti i Kryeministres Ana Brnabiq i ka dalë krah, shkruan Fol Drejt.
Nga raportimet e mediave në Beograd mësojmë se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, veç që u shfaq i djersitur e i nervozuar, shprehu një qëndrim të vjetër të tij nëpërmjet frazës: Kurrë nuk do ta njoh Kosovën!
“Sot është një nga ditët më të vështira për popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Albin Kurti është i vetmi fajtor për gjithçka që po ndodh në veri të Kosovës dhe Metohisë. Vetëm ai dëshiron konflikte dhe luftë, askush tjetër. Dëshira e tij është të na tërheqë në një luftë me NATO-n. Është e vetmja gjë që funksionon gjatë gjithë kohës. Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën e pavarur! Gjithmonë do të flasim, por kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur” – ka shkruar ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq në profilin e tij në Instagram.
Deklaratat e zyrtarëve të tillë serbë janë pasuar me komente të shumta nga qytetarë serbë, një pjesë e të cilave kanë qenë kundër qeverisë dhe presidentit./FolDrejt/