Dyshohet se një person ka kërcenuar zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimat meshkuj kosovarë, zyrtarë në Qendrën për Punë Sociale (QPS). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.