Në Mitrovicën veriore ka ndodhur një rast i cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se lokalit të sajë i është thyer xhami. Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.