Lojtari i Kombëtares së Francës, Antoine Griezmann, u ka kërkuar falje tifozëve të Atleticos për kalimin që kishte bërë në Barcelonë në vitin 2019.
“Kërkoj falje. E di që njerëzit duan ta dëgjojnë atë nga unë. Kërkoj falje për dhimbjen që mund t’u kem shkaktuar njerëzve. Por mbi të gjitha kërkoj falje në fushë, duke i dhënë të gjitha forcat skuadrës. Jemi në rrugën e duhur” – është shprehur Antoine Griezmann./FolDrejt/