Më herët u raportua se një veturë ka marrë flakë aeroportin “Adem Jashari”, ndërkohë që policia ka konfirmuar rastin për klankosovën, duke thënë se janë dy vetura që janë djegur në parkingun e këtij aeroporti.
Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, transmeton Fol Drejt.
“Njëra nga veturat e tipit Mercedes, është djegur tërësisht ndërsa tjetra (Audi) e cila ka qenë e parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti për klankosovën.
“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar” – ka shtuar Ahmeti, teksa ka bërë me dije se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit./FolDrejt/