Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, 8 Prillit, Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç u bëri thirrje të gjitha vendeve që të sigurojnë që historia e romëve të mos harrohet kurrë dhe tha se mësimi i historisë është një nga mjetet më të rëndësishme që kontribuon për eliminimin e paragjykimeve.
“Parandalimi dhe luftimi i diskriminimit ndaj romëve përfshin njohjen, kuptimin dhe kujtimin e historisë së tyre, ndërkohë që fuqizohet dhe festohet kultura e tyre”, tha ajo.
“Në të gjithë Evropën, romët kanë pasur një histori komplekse dhe të errët të thurur në dhunë, stigmatizim dhe pabarazi, nga epoka e skllavërisë deri te Holokausti”, theksoi Mijatović, transmeton Fol Drejt.