Komisioneri Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, do të vizitojë Kinën javën e ardhshme, duke vazhduar një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë evropianë në Pekin.
Borrell do të vizitojë Kinën nga 13 deri më 15 prill, tha Peter Stano, zëdhënës i Shërbimit të Punëve të Jashtme të BE-së, raporton Reuters.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen janë aktualisht në Kinë duke u përpjekur t’i kërkojnë Pekinit të përdorë ndikimin e tij në Moskë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.