Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë sot projekt-rezolutën ruso-kineze për hetimin e sabotimit të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2.
Në projekt-rezolutën, një propozim i dërgohet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres për të krijuar një komision ndërkombëtar të pavarur për të kryer një hetim të plotë, transparent dhe të pavarur në të gjitha aspektet e sabotimit të Nord Stream 1 dhe 2, duke përfshirë identifikimin e autorëve të sabotimit. financierët, organizatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, përcjell Fol Drejt.
Guterres pritet të caktojë një ekip ekspertësh për këto qëllime, pra një komision./FolDrejt/