Njerëzit teshtijnë për të hequr alergjenët nga zgavra e hundës dhe mbajtja e teshtitjes nuk është pa rreziqe, paralajmërojnë ekspertët.
Gjegjësisht rastet e gjakderdhjes në tru dhe këputjes së daulleve të veshit janë përshkruar gjerësisht në literaturën mjekësore, kryesisht për shkak të rritjes së menjëhershme të presionit gjatë nxjerrjes së ajrit, dhe mbajtja me vetëdije e teshtitjes mund të rrisë rreziku i tre komplikimeve të rrezikshme, përcjell Fol Drejt.
Gjatë teshtitjes, trupi përjeton një rritje të papritur të presionit në sinuset, zgavrën e hundës dhe fyt. Megjithatë, ndalimi i refleksit të frymëmarrjes bën që ky presion të rritet më tej, duke vënë në rrezik enët e gjakut. Sipas Dr. Stuart Sanders, një mjek në një praktikë të përgjithshme në Londër, një teshtitje mund të jetë aq e fuqishme sa mund të shkaktojë plasjen e një aneurizmi të trurit.
“Aneurizmi mund të këputet nëse presioni i gjakut arterial rritet dhe shkakton gjakderdhje që dëmton trurin”. Kur u pyet përse mbajtja e teshtitjes është e rrezikshme, Dr. Sanders përmendi tre arsye. “Së pari, siç u përshkrua më lart, mbajtja e teshtitjes mund të shkaktojë një rritje të papritur të presionit të gjakut me pasoja të mundshme negative”, shpjegoi ai.
“Së dyti, meqenëse presioni i ajrit në pjesën e pasme të hundës rritet kur mbahet teshtitja, ekziston rreziku i shtyrjes së mukusit dhe infeksionit në veshin e mesëm. Mund të shkaktojë shurdhim akute, infeksion apo edhe këputje të daulles së veshit në rrethana ekstreme.”
Si një arsye e tretë për të shmangur mbajtjen e teshtitjes, mjeku përmend rrezikun e sinusitit akut. Kjo mund të ndodhë nëse rritja e presionit e detyron infeksionin në sinuset paranazale, gjë që mund të çojë në këtë gjendje mjekësore./FolDrejt/