Çmimi Nobel për Fizikë për vitin 2022 u është ndarë fizikanit francez Alain Aspect, fizikanit teorik dhe eksperimental amerikan John F. Clauser dhe fizikanit kuantik austriak Anton Zeilinger për punën e tyre në mekanikën kuantike.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave, u njoftua se çmimi iu dha tre shkencëtarëve për “eksperimentet e tyre me fotonet e ngatërruara, demonstrimin e shtrembërimit të pabarazive të Bell-it dhe të qenët pionerë në shkencën e informacionit kuantik”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Me këto eksperimente novatore, Aspect, Clauser dhe Zeilinger demonstrojnë potencialin për të kontrolluar dhe ekzaminuar grimcat e ngatërruara, thuhet në deklaratë.
Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2021 gjithashtu iu nda tre shkencëtarëve, përkatësisht meteorologut dhe klimatologut japonez Syukuro Manabe, oqeanografit dhe modelistit gjerman Klaus Hasselmann dhe fizikanit teorik italian Giorgio Parisi.
Që nga viti 1901, Çmimin Nobel ndahet edhe në Fiziologji ose Mjekësi, Kimi, Letërsi, Ekonomi dhe Paqe./FolDrejt/