Në më pak se 1 orë në stadiumin “Camp Nou” vendasit e Barcelonas do të presin Real Madridin, në ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales së Kupës së Mbretit të Spanjës.
Për këtë “El Clasico”, tekniku Xavi ka vendosur të mos ndryshojë asgjë, teksa do t’i rreshtojë të tijët me formulën, 4-3-3, ku në portë si zakonisht është vendosur gjermani Ter Stegen. Në mbrojtje janë vendosur Marco Alonso, Araujo, Balde e Kounde. Mesfusha me 3 formohet nga Kessie, Busquets e Sergi Roberto. Ndërkaq, sulmi plotësohet nga Raphinha, Gavi e Robert Leëandowski.
Në krahun tjetër, tekniku Carlo Ancelotti ka përzgjedhur si rrallëherë formacionin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është vendosur Thibaut Courtois. Mbrojtja formohet nga Camavinga, Alaba, Militao e Carvajal e para tyre janë vendosur Toni Kroos e Luka Modrid. Më të avancuar në mesfushë janë Vinicius Junior, Valverde e Rodrygo ndërsa në majën e sulmit është vendosur bomberi Karim Benzema, raporton Abcnews.al, përcjell Fol Drejt.