Aleksander Ceferin mori një mandat të ri në krye të UEFA-s në Kongresin Zgjedhor në Lisbonë dhe do të vazhdojë të jetë president i Federatës Evropiane të Futbollit për katër vitet e ardhshme.
Čeferin foli edhe për Kroacinë aty duke thënë se një vend me më pak se katër milionë banorë është dy herë radhazi në gjysëmfinale.
“Një vend me më pak se katër milionë banorë dhe dy herë radhazi në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Modeli evropian është i bazuar në arritjet sportive dhe ne duhet ta mbrojmë atë. Arritjet nuk mund të blihen, por vetëm të fitohen, brenda dhe jashtë fushës”, tha Çeferin, transmeton Fol Drejt.