A ka ndonjë ushtrim që trajnon mendjen, do pyesnit ju? Po ju themi se po, ka.
Për t’u bërë më të zgjuar, aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm. Përfitimet e aktivitetit fizik për trupin tashmë janë të njohura për shumicën e njerëzve, por vitet e fundit kërkimet shkencore janë fokusuar në atë se si trajnimi mund të ndikojë në mendjen tonë.
Një studim i ri ka zbuluar ushtrimet më të mira për shëndetin e trurit, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjithçkaje, nga kujtesa deri te aftësia juaj për t’u organizuar.
Kjo nuk është hera e parë që shkenca ka gjetur një lidhje midis stërvitjes dhe përmirësimit të njohjes. stërvitja me një ritëm më të shpejtë mund të stimulojë rrjedhjen e gjakut në tru dhe rrjedhimisht të përmirësojë aftësinë e të menduarit.Sipas studiuesve, mund të lidhet edhe me një sërë faktorësh që lidhen me rritjen e trurit. Në fakt, studimet shpesh tregojnë se individët më të aftë për aerobi kanë inde më të dendura të trurit, gjë që sugjeron një shëndet më të mirë të përgjithshëm.
Aktivitetet më energjike janë kura më e mirë për trurin, ato ushtrime që rrisin rrahjet e zemrës. Ndër këto, më të rekomanduara janë:
Stërvitje HIIT
Vrapi
Noti
Çiklizëm
Kërcimi