Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot, në lidhje me kundërshtimin hungarez ndaj anëtarësimit të Ukrainës në BE, se është e nevojshme që një shumicë e kualifikuar të marrë më shumë vendime në Bashkimin Evropian, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjerimin.
“Unë jam në favor që më shumë vendime të merren me një shumicë të cilësuar, duke përfshirë ato për procesin e pranimit. Parlamentet kombëtare do të kenë fjalën përfundimtare, por një vend nuk do të jetë më në gjendje të bllokojë çdo hap,” tha kancelari gjerman duke e ndërlidhur me bllokimin e Hungarisë që i ka bërë Ukrainës.
Kjo gjë mund të shihet në botë si standard i dyfishtë, ashtu siç është parë edhe ndihma e BE-së ndaj Ukrainës dhe heshtja e tyre ndaj agresionit izraelit mbi palestinezët.