Forca paqeruajtëse e NATO-s në Republikën e Kosovës (KFOR) njoftoi se po ofron mbështetjen e nevojshme të sigurisë në mënyrë që përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga BE-ja të mund të përparojnë dhe se çështja e hapjes së urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë duhet të zgjidhet përmes dialogut politik.
Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut fundjavën e kaluar ka marrë vendim për rihapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Kfor tha për RTV 21 se vazhdon të monitorojë zhvillimet lokale dhe është i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut javën e kaluar mori vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër që ndan pjesën jugore nga ajo veriore e Mitrovicës.
Me përjashtim të këshilltarit të vetëm serb në këtë komunë që ishte kundër dhe një këshilltar abstenoi, vendimi u mbështet nga shumica e mbetur, pra 11 vota, transmeton Fol Drejt.