Gjermania dëboi diplomatët rusë në mesin e prillit për të “reduktuar praninë e shërbimeve të inteligjencës” në vend, njoftoi qeveria, duke shtuar se vendimi ishte një përgjigje ndaj dëbimit të diplomatëve gjermanë nga Rusia.
“Për të reduktuar praninë e shërbimeve të inteligjencës ruse. Përfaqësuesit e ambasadës ruse në Gjermani u larguan në mes të muajit,” tha Ministria e Jashtme gjermane.
Një partner i ngushtë ekonomik i Rusisë përpara ofensivës ushtarake në Ukrainë, Gjermania që atëherë është distancuar nga Moska, duke mbështetur financiarisht dhe ushtarakisht Kievin në konflikt.
Në fund të janarit, Berlini më në fund ra dakord të dërgonte një numër të madh të tankeve të tij Leopard, një pikë kthese në mbështetjen ushtarake perëndimore, transmeton Fol Drejt.