Dy raketa ruse shënjestruan qendrën e Kharkiv, duke goditur një ndërtesë banimi dhe një ndërtesë të një universiteti, thotë një zyrtar lokal, njofton Al Jazeera.
“Një ndërtesë banimi në qendër të qytetit është goditur. Një zjarr shpërtheu”, tha guvernatori i Kharkiv, Oleh Synehubov në kanalin e tij Telegram.
Në një mesazh të mëvonshëm, ai shtoi se gjithsej katër persona po trajtohen./FolDrejt/