Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett, i cili ndërmjetësoi shkurtimisht mes palëve në konflikt në fillimin e luftës së Rusisë me Ukrainën, tha sot se dikur kishte marrë një premtim nga udhëheqësi rus Vladimir Putin se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të likuidohej.
Si ndërmjetës në javët e para të luftës ruso-ukrainase, Bennett u bë një nga liderët e paktë perëndimorë që u takua me Putinin në Moskë marsin e kaluar, raporton AP.
Megjithëse përpjekjet ndërmjetësuese të Bennett ishin të pamjaftueshme për t’i dhënë fund gjakderdhjes që vazhdon deri më sot, dëshmia e tij në një intervistë të publikuar në internet hodhi dritë të re mbi diplomacinë që qëndron pas luftës dhe përpjekjet urgjente që po bëhen për t’i dhënë fund të shpejtë konfliktit në fazën e tij të hershme./FolDrejt/