Sipas Daily Mail, Manchester City është duke u përpjekur për të nënshkruar me sulmuesin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia pas fillimit të tij të bujshëm të sezonit.
Që kur u bashkua me kryesuesit e Serie A-së nga Dinamo Batumi për 10 milionë funte në verë, 21-vjeçari ka pushtuar futbollin evropian, duke regjistruar 9 gola dhe 12 asistime në 20 Serie A dhe Champions League, transmeton Fol Drejt.