Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tregojë se pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale, duke përmendur kështu vlerën miliardëshe të këtij Programi.
“Le t’i tregoj Qeveria sot gjithë sektorit digjital të Kosovës, pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Europës Digjitale në vlerë prej 7,5 miliard euro, ndërkaq Shqipëria, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut po.
Kosova s’ka shumë që u përzgjodh si TeçHub i Ballkanit për shkak të kapaciteteve të jashtëzakonshme të rinisë tonë. E para në rajon dhe e 11-ta në Evropë. E merituam më shumë se kushdo në rajon. “, ka thënë Kica-Xhelili.
“Sa teori, praktika e politika shtesë izolacioniste na duhen për të kuptuar sa mbrapshtë e konceptojnë këta “zhvillimin” e vendit?
Apo edhe kjo është veç “masë” e jo sanksion?
Mëkat, turp, dështim e çka jo!”, ka shtuar ajo më tej./FolDrejt/