Gazeta më e vjetër në botë, Wiener Zeitung e Vjenës, botoi botimin e fundit të përditshëm pothuajse 320 vjet pas themelimit të saj.
E përditshmja e Vjenës nga sot nuk do të shtypet më dhe po kalon në një botim online, pasi një ndryshim i fundit në ligj e bëri atë të mos fitonte më si produkt i printuar, shkruan “Guardian” londinez.
Ligji, i cili u miratua nga qeveria e koalicionit të Austrisë në prill, hoqi detyrimin ligjor për kompanitë për të paguar për publikimin e njoftimeve publike në edicionin e shtypur të gazetave të tyre, duke shfuqizuar kështu Wiener Zeitung si gazetë zyrtare./FolDrejt/