Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt.
Në deklarim pretendohet se 40 mijë e 670 trupa ruse janë vrarë dhe 3 mijë e 995 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.
Pajisjet e tjera ushtarake që janë shkatërruar përfshijnë 190 helikopterë, 1759 tanke dhe 222 avionë.
Duhet të theksohet se Sky News nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime./Skynews/