Videoja e ngarkuar në faqet e rrjeteve sociale tregon disa nga këto tanke që transportohen me kamionë pranë kufirit me Bullgarinë
Maqedonia e Veriut , shteti më i ri anëtar i NATO-s, ka vendosur të dërgojë disa tanke kryesore beteje të dizajnuara nga sovjetikët në forcat e armatosura të Ukrainës , ndërsa Shkupi përgatitet të modernizojë forcat e tij të armatosura, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Vendi ballkanik synon të blejë tanke të reja beteje për të siguruar ndërveprimin me shtetet e tjera anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, shpjegoi Ministria e Mbrojtjes.